Top Channel/ Arrestohet në Kolumbi vëllai i bosit famëkeq të drogës “Fito”, kërkohej për vrasje e…
18/06/2026 22:54

Autoritetet kolumbiane kanë arrestuar vëllain e trafikantit famëkeq ekuadoras të drogës, Adolfo “Fito” Macias, në kuadër të një operacioni të përbashkët mes Kolumbisë dhe Ekuadorit. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm i Kolumbisë, John Reberg, i cili njoftoi se Javier Macias, i njohur me nofkën “Xavi”, u arrestua të martën pasi kërkohej nga drejtësia ekuadoriane për vrasje, pastrim parash dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Sipas autoriteteve, “Xavi” jetonte në Kolumbi duke përdorur një identitet të rremë dhe ndaj tij ishte lëshuar një njoftim i kuq nga Interpol. Ministri Reberg nuk dha detaje të mëtejshme mbi vendndodhjen ose rrethanat e operacionit. Arrestimi vjen një vit pasi vëllai i tij, Adolfo “Fito” Macias, kreu i bandës kriminale Los Choneros, u ekstradua në Shtetet e Bashkuara. “Fito” ishte arratisur në mënyrë spektakolare nga burgu në vitin 2024, përpara se të kapej dhe t’u dorëzohej autoriteteve amerikane në korrik të vitit 2025. Ai është personi i parë i ekstraduar nga Ekuadori drejt SHBA-së pas referendumit të promovuar nga presidenti Daniel Noboa, i cili ka shpallur një luftë të hapur kundër krimit të organizuar me mbështetjen e Uashingtonit. Aktualisht, “Fito” po përballet me drejtësinë në Nju Jork, ku akuzohet për shtatë vepra penale, përfshirë trafik droge dhe armësh. Nëse shpallet fajtor, ai rrezikon dënime që variojnë nga 20 vjet burg deri në burgim të përjetshëm. Banda Los Choneros, e drejtuar prej tij, është cilësuar nga Shtetet e Bashkuara si organizatë terroriste dhe dyshohet se ka lidhje të ngushta me kartelin meksikan të drogës Sinaloa.

Top News- Franca rikthen shtetrrethimin/ Përplasja me protestat, ndalohet dalja e të miturve natën
19/10 21:29
Top News- Gjermania kufizon kuotat / Jo më emigrantë pa kufi nga vendet e Ballkanit Perëndimor
19/10 21:00
Top News – Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet / Rubio: SHBA nuk heq dorë nga diplomacia
19/10 15:04
Top Channel/ Franca drejt shtetrrethimit? Kryeministri: ”Në disa qytete, bllokim i pjesshëm”!
19/10 14:59
Top News – Shmangni turmat e tregoni kujdes! Qeveritë e BE-së paralajmërojnë për udhëtimet në Francë
19/10 14:59
Top News – Elon Musk ‘hap thesin’, ndan pasurinë / Një aksion të SpaceX ‘çdo fëmije në Amerikë’
19/10 14:56
Top Channel/ “Dominoja” e protestave, “shpërthen” Portugalia kundër kostos së strehimit!
19/10 14:56
Top News – Edhe Meloni në telashe me protestat / Plaçkitën dyqanet në trazira, ndalohen 271 të rinj
19/10 14:50
Top News-Nis ‘AKTI II’ në Francë, mbyllet Luvri/ Denoncohet dhuna e policisë në trazirat e fundjavës
19/10 14:43
Top News – Kim Jong un në koma…!!!/ ‘Thashetheme’ në internet-‘Pësoi hemorragji cerebrale’
19/10 14:39
Top Channel/ Protestat, Meloni takim me shefat e sigurisë: Të “ndajmë” të dhunshmit nga paqësorët!
19/10 14:16
Top News – Rusia ka nevojë për ushtarë / Por Kremlini do të shmangë mobilizimin
19/10 13:27
Top News – Shpërdorohen paratë e BE-së / Miliarda euro në kundërshtim me rregullat
19/10 13:26
Top News – Trump: Franca po digjet! Vendi është ‘shkatërruar’ nga emigracioni
19/10 13:20
Top News – Zjarr në bazën ushtarake / Katër të vdekur e dhjetëra të plagosur në Kanada
19/10 13:15
Top News – Mbështet Netanyahun para zgjedhjeve / Trump: Bibi i fortë, i guximshëm dhe brilant
19/10 12:07
Top News – SHBA kthen inteligjencën në Ukrainë / Zelenski: Ndërprerje e shkurtër, tani funksionon
19/10 12:06
Top News – Evropa në kaos, tërbim në rrugë / ‘Luftë urbane’ në Francë, Itali, Belgjikë e Portugali
19/10 12:04
Top News – Takim Putin-Trump-Xi Jinping / WSJ: Për të diskutuar një marrëveshje për Ukrainën
19/10 11:53
Top News – Parisi kthehet në zonë lufte / ‘Policia humbi kontrollin’, ministri ofron dorëheqjen
19/10 11:52