Ndërsa qytetarët e lagjes së vjetër të Bulqizës kërkonin sistemimin e ujërave të zeza, i zgjedhuri prej tyre, kryetari i bashkisë Lefter Alla u kujdes që tenderin prej 322 milionë lekë ta fitonin miqtë e tij. Por, ky avantazhim i kushtoi shtrenjtë pasi SPAK arriti të faktojë shpërdorimin e detyrës dhe mosbarazinë në tendera dhe vuri në pranga mëngjesin e kësaj të enjte Allën dhe 7 zyrtarë të tjerë të bashkisë.