Top Channel/ Arrestohet koka e kartelit të kokainës, kush është njeriu i rrezikshëm i Ballkanit
17/04/2026 19:07

Ndër të arrestuarit në Mal të Zi është edhe S.F., për të cilin policia e këtij vendi bëri të ditur se është një nga drejtuesit e kartelit ballkanik. Mediat malazeze e identifikuan si Svetisllav Fillipoviç dhe ai dyshohet për prodhim, posedim dhe shpërndarje të paligjshme të narkotikëve. Ai përballet me një dënim deri në 15 vjet burg dhe, përveç kësaj, akuzohet edhe për tregti të paligjshme të armëve dhe materialeve shpërthyese. Për të nuk ka shumë informacione, ndërsa gjatë publikimit të të dhënave për aksionin, policia evropiane, Europol, tha se në Mal të Zi është arrestuar një person me rrezikshmëri të lartë. Fillopoviç është nga Podgorica dhe është 47 vjeç, ndërsa që nga viti 2002 figuron si drejtor i kompanisë “Spectacular”, sipas regjistrit publik të të dhënave të biznesit “Company wall”. Kjo kompani, deri më tani, ka pranuar 139 dërgesa nga 16 vende, përfshirë Ekuadorin, Ukrainën dhe Kolumbinë, tregojnë të dhënat e platformës Volza, e cila mbledh informacione për tregtinë globale. Sipas saj, kompania ka importuar banane, shalqinj, fruta të thata dhe arra, ndërsa ndër furnizuesit e saj figuron edhe një kompani nga Hong Kongu. Në vitin 2023, “Spectacular” gjeneroi të ardhura totale prej 664.206 eurosh. Fillipoviç është gjithashtu një nga bashkëpronarët e kompanisë “Europayment”. Llogaritë e të dyja kompanive janë bllokuar. Përveç arrestimeve në Mal të Zi, katër persona u arrestuan edhe në Gjermani, por ende nuk ka shumë informacione rreth tyre. Sipas policisë ndërkombëtare, Interpol, në Gjermani veprojnë disa grupe globale të krimit të organizuar, të cilat merren me një gamë të gjerë krimesh, si: trafikim i drogës, krime kundër pronës dhe kontrabandë e qenieve njerëzore. “Të rrënjosur fort” në rrugët e trafikimit të kokainës Të arrestuarit më 15 prill akuzohen për dërgesa shumëtonëshe kokaine nga Amerika e Jugut në vendet e Bashkimit Evropian, tha drejtori i Drejtorisë së Policisë në Mal të Zi, Llazar Shqepanoviç. Sipas tij, ky grup kriminal siguroi dhe ndërmjetësoi shitjen e kokainës dhe kanabisit, si në Mal të Zi ashtu edhe në vende të tjera, si: Gjermania, Holanda, Belgjika, Bolivia dhe Tajlanda. Ky operacion konfirmon se, pavarësisht goditjeve të shkaktuara nga operacionet e mëparshme, grupet ballkanike nuk janë zhdukur, por vazhdojnë aktivitetet e tyre, duke i përshtatur dhe rindërtuar zinxhirët e tyre logjistikë, thotë Sasha Gjorgjeviç nga Iniciativa Globale për Luftën kundër Krimit të Organizuar Transnacional. “Grupet kriminale ballkanike mbeten të rrënjosura fort në rrugët tradicionale të trafikimit të kokainës, veçanërisht në linjën Amerikë Latine-Evropë, me Gjermaninë që është ende një nga tregjet kryesore”, thotë Gjorgjeviç. Grupet e krimit të organizuar nga Ballkani Perëndimor janë identifikuar nga organizatat ndërkombëtare, si Europol dhe Interpol, si aktorë kryesorë në kontrabandën e kokainës nga vendet e Amerikës Latine si Brazili, Kolumbia dhe Ekuadori drejt tregjeve kryesisht të Evropës Perëndimore. Por, përveç kokainës, u kontrabandua edhe kanabis rreth 1.5 ton u gjet nga 12 sekuestrime të ndryshme. Kanabisi, siç tha Europol-i, u kontrabandua në Bashkimin Evropian nga dhe përmes Shqipërisë, Tajlandës dhe Shteteve të Bashkuara. Prania e kanabisit, shpjegon Gjorgjeviç, tregon se grupet kriminale të Ballkanit nuk specializohen vetëm në kokainë. “Ato tashmë po veprojnë në mënyrë oportuniste dhe po hyjnë në tregje të tjera, ku ofrojnë një kanal të sigurt dhe fitime të mira”, shton ai. Rreth 100 oficerë policie morën pjesë në operacionin e fundit dhe, përveç institucioneve gjermane dhe malazeze, mbështetje dhanë edhe Austria, Spanja dhe Europol-i. Pas arrestimeve në Mal të Zi dhe në Gjermani, Zyra e Prokurorit të Lartë të Shtetit në Podgoricë ngriti aktakuzë kundër dhjetë personave. Padia penale i ngarkon të dyshuarit me shitje, transportim dhe ndërmjetësim të përsëritur në shitjen e drogave narkotike - kokainë dhe kanabis - ndërsa një grup prej katër të dyshuarve akuzohet edhe për veprën penale të organizimit kriminal.

Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10
Top Channel/ Kaos në Itali, përleshje e zjarr! Shpërthen greva e protestat në gjithë vendin
30/10 23:08
Top Channel/ “Rrit çmimet”! Dhoma Britanike kundër Paketës Fiskale, 10 kërkesa qeverisë: Rishikojeni
30/10 23:01
Top News- Melania bën atë që se bëri Trump: Shpëton mijëra ukrainas pas negociatave me Putin
30/10 23:00
Top Channel/ I vodhën 6.3 miliardë USD, Binance gjen gjysmat e parave, arrin të ngrijë
30/10 22:55
Top Channel/ Marrëveshja Kanada-BE, thellohet bashkëpunimi tregtar dhe dixhital
30/10 22:31