Top Channel/ Arrestohet ish-zyrtari i lartë i CIA, 40 milionë dollarë shufra ari i gjenden në shtëpi
28/05/2026 21:50

Një ish-zyrtar i lartë i qeverisë amerikane është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi agjentët e FBI-së zbuluan qindra shufra ari me vlerë mbi 40 milionë dollarë në shtëpinë e tij në Virxhinia. Sipas dokumenteve të gjykatës, David Rush dyshohet se kishte bërë kërkesa të përsëritura ndaj qeverisë amerikane për të marrë sasi të mëdha ari dhe valutë të huaj për “shpenzime zyrtare”. Ai është akuzuar për përvetësim të fondeve publike. Sipas “New York Times”, Rush deri vonë ka mbajtur një pozicion të lartë në CIA. Ai u arrestua dhe aktualisht mbahet në paraburgim deri në seancën dëgjimore që pritet të zhvillohet këtë javë, ndërsa avokati i tij nuk ka pranuar të komentojë mbi rastin. Gjatë kontrollit të banesës së tij, agjentët federalë gjetën gjithashtu rreth 2 milionë dollarë cash dhe 35 orë luksoze, sipas BBC. Dokumentet e gjykatës pretendojnë se Rush kishte akses në informacione tepër sekrete dhe ishte i autorizuar të menaxhonte materiale të klasifikuara. Ai akuzohet gjithashtu për deklarim të rremë mbi arsimin dhe shërbimin ushtarak gjatë aplikimeve për pozicione qeveritare, si dhe për përfitim të paligjshëm të pagesave dhe lejeve ushtarake me vlerë mijëra dollarë. Sipas hetimeve, Rush ka punuar si drejtues i lartë në një agjenci qeveritare në Virxhinia. FBI njoftoi se arrestimi u krye më 19 maj, pas një referimi nga vetë CIA. Dokumentet e çështjes tregojnë gjithashtu se midis nëntorit 2025 dhe marsit 2026, ai i kishte kërkuar qeverisë amerikane “sasi të konsiderueshme valutash të huaja dhe dhjetëra miliona dollarë në shufra ari” për qëllime biznesi, të cilat më pas dyshohet se i ka marrë. Gjatë hetimit të brendshëm, CIA nuk ka arritur të gjejë gjurmë të shufrave të arit apo valutës së huaj që i ishin dhënë Rush-it. Autoritetet thanë se nuk ekzistojnë të dhëna të qarta që shpjegojnë fatin e këtyre fondeve.FBI më pas kreu kontroll në shtëpinë e tij në Virxhinia më 18 maj, ku u sekuestruan rreth 303 shufra ari, secila me peshë rreth një kilogram, me një vlerë totale që kalon 40 milionë dollarë. Dokumentet nuk sqarojnë ende pse Rush i mbante këto pasuri në banesën e tij.

Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11
Top News – Polonia nën shok, gjashtë të vrarë / Sulm masiv në Krakov, edhe tre viktima në shtëpi
08/11 12:09
Top Channel/Tërmeti në Japoni, 20 të plagosur/Lëkundjet me magnitudë 5.7 u ndjenë në zonën qendrore
08/11 12:08
Top News – Vance nis ‘rrugën’ drejt presidencialeve / Pas humbjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
08/11 11:42
Top Channel/ Pushteti i Netanyahut drejt fundit/ Gadi Eisenkot drejt formimimit të qeverisë së re
08/11 11:38
Top Channel/ 40 mijë kërkesa për spiunë / Në Argjentinë për herë të parë u aplikua konkurs publik
08/11 11:38
Top Channel/ Gjermania ndalon raketat për Kievin/ Pistorius: Nuk kemi më mundësi që t’u dërgojmë
08/11 11:25