Ish zëvendësministri i Integrimit e më pas i shëndetësisë Albert Gajo është arrestuar nga policia e Kolonjës me akuzën e shkatërrimit me zjarr të një sipërfaqe të madhe me vreshta por edhe pyll dhe shkurre. Gajo, 59 vjeç nga Tirana prej kohës ka krijuar në zonën e Sarandapori pranë Leskovikut një vreshtë. Ai ndodhej në zonë për shkak se është momenti i vjeljes. Për të penguar zogjtë që dëmtojnë prodhimin e vreshtit në mes të tij janë ndezur zjarre apo janë hedhur kapsolle plasëse për të trembur shpendët.