Dosja “Epstein” ka çuar në pranga një tjetër personazh të rëndësishëm duke thelluar skandalin në Mbretërinë e Bashkuar. Të hënën në mbrëmje, Peter Mandelson , ish-ambasadori britanik në Uashington, i emëruar nga kryeministri aktual Keir Starmer dhe një ish-ministër i kabinetit, u arrestua. Oficerët e policisë me rroba civile e larguan "Lordin" nga shtëpia e tij në Camden, në veriun luksoz të Londrës. Ashtu si me ish-princin Andreë, Mandelson ka shumë të ngjarë të jetë nën hetim për të njëjtën akuzë: nxjerrjen e dokumenteve sekrete dhe konfidenciale qeveritare me mikun e tyre, pedofilin amerikan Jeffrey Epstein.