Top Channel/ Arrestohet ish kreu i qeverisë. Protesta masive në Pakistan, kërkohet lirimi
09/05/2023 18:32

Ish-kryeministri I Pakistanit Imran Khan u arrestua nga policia për korrupsion. Ai u prangos gjatë momentit që u paraqit në një gjykatë të Islamabad ku do të gjykohej për një çështje tjetër. Arrestimi I ish-kryeministrit nga forcat e sigurisë u shoqërua me protesta të shumta. Mijëra mbështetës së tij, dolën në rrugët e shumë qyteteve dhe u përplasën me policinë. Protestuesit hodhën gurrë e sende të forta në drejtim të agjentëve, ndërsa këta të fundit u përgjigjën me gaz lotsjellës. Protestuesit kërkuan lirimin e ish-kryeministrit me argumentin se akuzat ndaj tij janë të sajuara. Imran Khan u rrëzua nga detyra vitin e kaluar gjatë një mocioni mosbesimi që u votua nga parlamenti. Edhe pse premtoi se do të rikthehet sërish në pushtet, ish numri një I qeverisë po përballet me një sërë çështjesh në gjykata, pasi akuzohet për një sërë veprash penale. Në nëntor të vitit të kaluar, 70-vjeçari I mbijetoi dhe një atentati me armë zjarri ku mbeti I plagosur në këmbë. Ai fajësoi për ngjarjen kryeministrin aktual Shehbaz Sharif dhe një oficer të lartë të ushtrisë. Khan në vitin 2018 mori detyrën, ku fitoi shumë popullaritet në radhët e votuesve, pasi premtoi luftë ndaj korrupsionit dhe zhvillim të ekonomisë për të ulur nivelin e varfërisë në vend. Ndërkohë gjatë drejtimit të vendit para se të rrëzohej nga qeveria, Khan pati marrëdhënie të acaruara me ushtrinë, që cilësohet si çelësi i pushtetit politik në Pakistan.

Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20