Top Channel/ Ekstradimi, pranga londineze ish-drejtorit të bankës në Kombinat
07/11/2025 19:45

Një ish-drejtor banke, i cili në vitet 2018 dhe 2019 grabiti paratë e një klienti nga dega e një banke në Kombinat, është arrestuar në Angli. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, duke iu referuar dokumenteve të gjykatës së ekstradimeve në Londër, raporton se për qëllim ekstradimi me kërkesë të Interpol Tiranës është prangosur Florant Nako, 40 vjeç. Ai kërkohet nga drejtësia shqiptare pasi më 15 tetor 2018, në degën e bankës ku punonte në Kombinat, grabiti 4,000 euro nga llogaria e Nikolla Nikës. Akuza e dytë lidhet me një tjetër grabitje nga e njëjta llogari bankare, më 8 korrik 2019, po në degën e bankës në Kombinat, në shumën 1,300,000 lekë. Ndërsa akuza e tretë daton më 26 korrik 2019, kur Florant Nako vodhi edhe 550,000 lekë të tjera që i përkisnin po të njëjtit klient, Nikolla Nika. Nako pritet të dalë përsëri përpara gjykatës në Londër më 11 nëntor 2025. Në vitin 2020, Policia e Tiranës njoftoi se: “Finalizimi i operacionit u bë pas një hetimi katërmujor, pas denoncimit të bërë nga banka, ndërsa Nako kishte dhënë dorëheqjen nga posti. Florant Nako tashmë do të përballet me drejtësinë me akuzën ‘Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën’.” Në reagimin e saj, banka deklaronte: “Që nga momenti i parë i konstatimit të incidentit, janë ndërmarrë të gjitha masat e duhura sipas procedurave të brendshme dhe kuadrit ligjor, duke bashkëpunuar ngushtë me organet kompetente për zbardhjen e çështjes dhe mbrojtjen maksimale të interesave të klientit.”

Top Channel/ Pema e Krishtlindjes ndriçon Shqipërinë, ndizen dritat në Tiranë e qytetet e tjera
06/12 22:34
Top Channel/ Tragjike në familjen shqiptare në Greqi, qeni kafshon për vdekje të miturin
06/12 22:03
Top Channel/ Elbasani ndez dritat e Festave, koncert dhe urime për një 2026 plot shpresë e dashuri
06/12 21:34
Top News – 4 të plagosur në rrugën e Arbrit. Përplasen dy makina, dyshohet shpejtësia dhe lagështia
06/12 21:33
Top News – Beteja mes bandave, SPAK çon për gjykim Arben Ndokën dhe Durim Bamin
06/12 20:45
Top Channel/ Atmosferë feste edhe në Shijak, ndizen dritat e pemës në qendër të qytetit
06/12 20:02
Top News – Tragjedi në familjen shqiptare në Greqi. Qeni i shtëpisë sulmon për vdekje fëmijën
06/12 20:00
Top Channel/ Dhunon barbarisht gruan me shkop, arrestohet i moshuari në Durrës
06/12 19:43
Top Channel/ Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë sëmundje në qelitë plot
06/12 19:40
Top Channel/ Atmosferë magjike të festave në Bajram Curri, shihni si është zbukuruar qyteti
06/12 19:36
Top Channel/ Veliaj i përgjigjet SPAK: Procesi nuk mund të vijojë pa u njohur me dosjen
06/12 19:36
Top Channel/ Fieri ndez dritat e Krishtlindjes, tradita e 6 dhjetorit sjell atmosferën e festave
06/12 19:13
Top News – Dosja me 60 mijë faqe. Mbrojtja e kryebashkiakut Veliaj i përgjigjet SPAK
06/12 18:57
Top News- Aksident i rëndë në Zall-Bastar, përplasen dy makina, 4 të plagosur përfundojnë te Trauma
06/12 18:51
Top Channel/ Atmosferë festive në Durrës, dritat e pemës së fundvitit ndriçojnë qytetin
06/12 18:47
Top Channel/ Lushnja shndrit në magjinë e festave, ndizen dritat e Krishtlindjes
06/12 18:46
Top Channel/ Aksident në Rrugën e Arbrit, përplasen dy makina, 4 të plagosur, pamje
06/12 18:31
Top Channel/ Kaloi me motor në Sheshin Skënderbej, policia vënë pranga një shtetas të huaj
06/12 16:46
Top Channel/ Jeta mes kafshëve, në Kukës kanë mbetur shumë pak persona që rrisin bagëtitë
06/12 15:41
Top News- Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla/ Gjykata e Elbasanit lë në burg Nevzat Spahon
06/12 15:22
BILETA Portokalli - Bileta