Një avokat në Kukës u arrestua nga policia këtë të martë. Arjan Cengu, 38-vjeç përfundoi në pranga pasi në vitin 2021, gjatë kohës që punonte si shofer në prokurorinë e qytetit verilindor dyshohet se ndërhyri në mënyrë të paligjshme për të lehtësuar masën e sigurisë për një të arrestuar që akuzohej për kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet për rastin u kryhen nga ana e prokurorët e SPAK. Avokati Arjan Cengu akuzohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.