Një anglez dhe pesë turq kanë rënë në pranga në portin e Durrësit. Gjatë operacionit policor të koduar “Pasaporta” nga policia kufitare e portit të Durrësit, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës të arrestuarit janë shtetasi anglez Joshua Smith dhe turqit Mehmet Komesogutlu, Mehmet Delice, Ali Atmaca, Hasan Karaoglan dhe Mehmet Hamurkesen.