Një 33-vjeçar i identifikuar me inicialet A.Xh., ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet si autor i 12 vjedhjeve në biznese të ndryshme. Në kuadër të operacionit të koduar “Akrepi i natës”, u vu në pranga 33-vjeçari dhe është proceduar penalisht dhe një shtetas tjetër që përvetësonte mallrat e vjedhura.