Ky është momenti kur policia e Fierit ka arrestuar 45-vjeçarin Florian Dalladaku, i cili pasditen e djeshme sulmoi me sqepar prindërit e tij, duke i shkaktuar vdekjen në banesë nënës së tij Florije Dalladaku, 80 vjeç, ndërsa babait Hasan Dalladakut, 77 vjeç i shkaktoi plagë të rënda. Menjëherë pas krimit autori me probleme të shëndetit mendor ka tentuar të arratiset me automjetin e të vëllait por është ndaluar nga policia në afërsi të spitalit Memorial. Policia gjeti brenda këtij automjeti edhe një çantë me medikamente antidepresive që dyshohet se i përdorte autori.