Kontrollet me dron të ushtruara nga policia në zonën e Finiqit në Sarandë zbuluan në një sipërfaqe toke bujqësore, 24 bimë kanabisi të mbjella. Lënda narkotike u konstatua në vendin e quajtur “Roshan”. Ndërkohë policia arrestoi pronarin e tokës, një 23-vjeçar nga Finiqi si autor të dyshuar. Ai akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” ndërsa kanabisi u asgjesua me anë të djegies. Aksioni u zhvillua nga policia pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga ana e strukturave të inteligjencës. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.