Dy persona u arrestuan nga policia e Tiranës dhe një tjetër u shpall në kërkim pasi vodhën një biznes privat. Tre të akuzuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin tre ditë më parë hyn në një subjekt që tregtonte pije alkoolike dhe morën kasafortën një aparat celular dhe sende të tjera. Më pas ata kasafortën e vjedhur e hodhën në liqenin artificial të Tiranës me qëllim që të fshihnin gjurmët.