Vetëm pak minuta pasi përfundoi protesta 2 orëshe e opozitës para Parlamentit policia rrethoi vendin si skenë krimi dhe mblodhi të gjitha provat material të lana pas nga hedhja e kapsollave dhe flakadanëve. Nga përdorimi i këtyre mjeteve piroteknike u lënduan lehtë dy punonjës policie. Nga vëzhgimet në terren dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë policia identifikoi si përgjegjës për këto akte dy persona të cilët u vunë në pranga.