Katër ditë pasi protestuesi Eduard Subashi u tërhoq zvarrë se po protestonte në Zvërnec, shkon në tre numri i të arrestuarve. Ata janë dy roje privat sigurie, Artur Grami 35 vjec dhe Gazmend Vathi 41, të dyshuar se në bashkëpunim me Gerald Bibën kanë dhunuar dhe tërhequr me forcë protestuesin gjatë tubimit, në zonën e Portonovës.