18 vjeçarja Natali Murtati, e plagosur mëngjesin e 14 shkurtit në një dhomë hoteli vijon që të jetë në spital ndërkohë që policia ende nuk ka gjetur armën e ngjarjes. Dëshmitë flasin për një vetplagosje në kushtet e tronditjes emocionale, megjithatë ky krim nuk mund të quhet I zbardhur. Pas arrestimit të dy personave menjëherë pas ngjarjes për moskallzim krimi policvia e tiranës ka vënë në pranga dhe 22-vjeçarin Erisjaldo Gjuta,I dashuri I të resë I cili rezulton të jetë nipi i Vladimir Gjutës, Ai akuzohet për veprat penale 'Moskallëzim i krimit', 'Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës', kryer në bashkëpunim, dhe 'Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit'22 vjeçari mohon përfshirjen në ngjarje duke thënë se kur ka dëgjuar të shtënat ka qenë në pjesën e barit me familjarët e tij. Sipas tij janë ngjitur me vrap në dhomën ku ishte e dashura, dhe e kanë gjetur të plagosur. Fillimisht kanë tentuar t'i japin ndihmën e parë, por kur kanë parë se gjendja është serioze, kanë vendosur që ta çojnë në spital. Arma dyshohet se I përket atij por ende nuk është mundur të gjendet nga hetuesit., ende në kërkim nga uniformat blu vijon të jetë ë kërkim u shpallën Sajmir Gjuta 49 vjeç babai i 22-vjeçarit,dhe kushëriri Elvir Gjuta 24 vjeç.