Top Channel/ Arrestimi i kryebashkiakut opozitar, protesta masive në Turqi! Ja për çfarë akuzohet
31/10/2024 22:56

Partitë opozitare turke protestonin sot kundër atij që quanin “arrestim i motivuar politikisht”, i një kryebashkiaku opozitar të akuzuar për lidhje me grupin militant kurd PKK. 64 vjeçari Ahmet Ozer, kryetar i zonës Esenyurt të Stambollit nga partia kryesore opozitare republikane CHP, u arrestua dje dhe qeveria me shpejtësi e zëvendësoi me të besuarin e saj. Partitë pro-kurde CHP e DEM, dënonin arrestimin si një “grusht politik” – dhe u bënë thirrje demonstruesve të mblidhen para bashkisë së Esenyurt. Por policia arriti të ndalonte demonstruesit duke i detyruar të ndryshonin vendin e grumbullimit disa km më larg, shkruan AFP. Ndërsa ministria e brendshme njoftonte se Ozer u arrestua për “anëtarësi në grupit e terrorit PKK”, me të cilin sipas tyre ai kishte pasur kontakte prej shumë vitesh. Dje në gjykatë Ozer mohonte akuzat, teksa qindra njerëz ishin mbledhur jashtë, përfshirë dhe bashkiakun e fuqishëm të Stambollit, Ekrem Imamoglu. Ky i fundit duke folur në protestën e sotme, akuzonte qeverinë e Erdogan se po luante lojë të pisët kundër Esenyurt. Ozer është i afërt me Imamoglu, dhe ka gjasa të jetë kandidat për zgjedhjet presidenciale të 2028. Edhe kryebashkiaku i Ankarasë nga partia opozitare CHP, Mansur Yavas tha se “padyshim ka një dimension politik” në arrestimin e Ozer, ndërsa shtonte në rrjetet sociale se “akuza të vakëta e abstrakte” ngrenë dyshime për demokracinë e rendit ligjor.

Top News – Nafta fluturon sërish. Pas planit të trump për të pushtuar Kharg
30/03 09:55
Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52