Pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë të Bulqizës, Lefter Alla, ditën e sotme janë sekuestruar disa dosje dhe kompjuterë në Bashkinë e Bulqizës. Pasditen e djeshme, Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar vënien në pranga të kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla i cili dyshohet se ka kryer korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë.