Pak javë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit, që tronditi mbarë vendin, një tjetër ngjarje e rëndë raportohet në dyert e gjykatave. Një seancë gjyqësore, në Gjykatën e Elbasanit, është shoqëruar me debate të forta mes prokurorit dhe avokatit, ku ky i fundit ka përfunduar në prangat e policisë. Top Channel ka mundur të sigurojë audioregjistrimin e debatit mes prokurorit Gjergj Ceka e avokatit Ulian Bajrami, audioregjistrim të cilin të dyja palët institucionale të përfshira e interpretojnë në favor të tyre.