Një sulm shtetëror i sponsorizuar nga qeveria iraniane , kryesisht nga ministria e inteligjences dhe garda revolicionare. Kështu e konsideron prokuroria e Tiranës edhe tentativën për të paralizuar shërbimet on line qeveritare, që sipas hetimeve të deritanishme synonte të shkatërronte të gjitha sistemet, të paralizonte shërbimet ndaj qytetarëve dhe të krijonte kaos në shoqëri deklaron në këtë dokument akuza e kryeqytetit.