62.000 litra naftë të kontrabanduara, të ardhura nga Libia drejt Durrësit janë sekuestruar nga një operacion i përbashkët me Policinë e Shtetit dhe Guardia di Finanza, që ka zgjatur 48 orë, në det dhe në tokë. Dy anijet e peshkimit, një shqiptare dhe një libiane “Geni” dhe“ABOBAKR 124”, janë kapur nga pamjet e Guardia di Finanza duke shkëmbyer naftën e cila do të tregtohej në Shqipëri me çmim më të lirë.