Top Channel/Arresti shtëpiak i kushton shtrenjtë Berishës,në listën e 20 deputetëve më pak të paguar
28/08/2024 22:38

Arresti shtëpiak po i kushton jo vetëm lirinë por edhe financat Sali Berishës si deputet. Në 7 muajt e izolimit llogaria e tij nuk është kredituar asnjëherë nga Kuvendi i Shqipërisë. Në një kohë që deputetet dhe kolegët e tij vijojnë të shijojnë rritjen e pagave, liderit demokrat nuk i paguhen as sigurimet shoqërore, ku financiarisht duket të mos figurojë më si ligjvënës i Kuvendit megjithëse mandati nuk iu ndërpre për shkak të mungesave. Instituti i Studimeve Politike ka evidentuar në raportin e tij më të fundit 20 deputetët që janë paguar më shumë nga Kuvendi dhe ata me më pak pagesa, ku mes listës spikat emri i Sali Berishës me rreth 430,013 lekë, të cilat në vetvete janë pagesat e muajit dhjetor 2023, periudhë kur ai shkeli për herë të fundit në Parlament. Instituti i Studimeve Politike ka bërë një bilanc të sesionit të fundit parlamentar, duke identifikuar 20 deputetët që janë paguar më shumë dhe më pak në periudhën janar-gusht 2024. Mes deputeteve me të ardhura më të larta renditet Enslemvera Zake me 3,228,017 lekë. Duke nisur nga pranvera e vitit 2023 deputetët aktualë janë njëherësh deputetët më të paguar të gjitha legjislaturave të tranzicionit, një vendim që u mor në mënyrë konsensuale prej tyre. Në terma të thjeshtë, pagesa mujore e deputetëve është rreth 2 deri 2.5 mijë euro pa llogaritur përfitimet shtesë që variojnë deri në 2 mijë euro të tjera.

Top Channel/ Kos tregon kur hyjmë në BE/ “Shqipëria mbyllë negociatat vitin e ardhshëm”
27/11 15:13
Top Channel/ “S’kërkojmë dhurata, duam maksimumin e detyrave”, Rama: Do i përmbushim pikë për pikë
27/11 14:21
Top Channel/ Rama në konferencë me Kos/ Dera e BE-së është e hapur, Ballkani duhet të nxitojë
27/11 14:04
Top Channel/ “Ne deputetët të heqim dorë nga dietat”, rrëzohet amendamenti i Leskajt në Kuvend
27/11 13:48
Top Channel “Në 2030 në BE” Rama konferencë me Kos: Rruga përpara nuk është e lehtë
27/11 13:21
Top Channel/ “Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë 15%” Marta Kos: Rrugët tregtare në presion
27/11 12:56
Top Channel/ Rama: Shqipëria nuk do të lërë asnjë detyrë pa përmbushur në rrugën drejt BE-së
27/11 12:48
Top Channel/ Kuvendi kalon buxhetin 10 mld euro, Kuvendi rrëzon të gjitha amendamentet e opozitës
27/11 12:16
Top Channel/ Opozita përballë Marta Kos, Muçi kritikon mbështetjen për Ramën, kërkon qeveri kujdestare
27/11 12:13
Top Channel/ “Kemi shumë rrugë për të bërë” kryeministri Rama: BE gati të na ndihmojë
27/11 10:44
Top Channel/ Korreshi ironizon ministrin: Shko futi një çaj mali, s’kemi takat të të arrestojmë ty
26/11 15:26
Top Channel/ Demo: Mbi 200 policë të lënduar, janë sulmuar mbi 30 banka gjatë protestës
26/11 15:25
Top Channel/‘Vetëm sazia ka munguar’, Korreshi: 50 vite në diktaturë, ju mendjen e kishit te vjedhja
26/11 15:15
Top Channel/ Harta territoriale paditet në Gjykatë, PD kërkon pezullimin e ligjit
26/11 15:12
Top Channel/ Ministria Ismaili: Mund të pranohet diskutimi me dy standarde, por jo dhuna
26/11 15:11
Top Channel/ Buxheti 2027, Braçe mbron ndryshimet fiskale, Berisha: Po rëndoni shqiptarët e bizneset
26/11 15:10
Top Channel/ Manja ironizon PD për protestën e 28 nëntorit: Ju festoni tortën e Lulit, ne Pavarësinë
26/11 15:08
Top Channel/ Reforma zgjedhore, PD kërkon kohë, Balla: E keni bojkotuar
26/11 15:07
Top Channel/ PD kërkon tërheqjen e aktit normativ, Berisha përsërit akuzat ndaj Ballës
26/11 15:06
Top Channel/ Luarasi: Levën e hekurit dhe molotovin nuk e mbron asnjë konventë
26/11 15:03