Katër ditë pas incidentit që rrezikoi jetën e efektivëve të policisë në Durrës, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 44-vjeçarin Rezart Abazaj, duke pranuar kërkesën e prokurores së çështjes, Edina Kurti. Pas minutave të para, seanca vijoi pa praninë e mediave.