Një pacient i cili trajtohej me probleme të shëndetit mendor në shërbimin e psikiatrisë në QSUT është larguar duke përdorur dhunë ndaj mjekëve, nga ambientet e spitalit. Burime të Top Channel thonë se shtetasi M. S. paraditen e kësaj të diele, pasi ka shtyrë mjekët e i ka dhunuar ata, ka hapur derën me forcë dhe është larguar pa u pikasur nga roja i spitalit. Pacienti ka marrë me vete edhe drynin me të cilin ishte mbyllur dera.