Mes pakënaqësisë së përbashkët që kanë ngjallur tarifat e ashpra të Donald Trumpit, Kina po tenton përmirësimin e raporteve me BE-në. Pekini dhe Parlamenti Europian janë në “fazën finale” të diskutimeve lidhur me heqjen e sanksioneve ndaj ligjvënësve të tij, si pjesë e një lëvizjeje për t’i hapur derën zbutjes së raporteve mes Kinës dhe bllokut.