Sekretari amerikan i mbrojtjes Pete Hegseth nuk e informoi Shtëpinë e Bardhë përpara se të autorizonte bllokimin e dërgesave të armëve në Ukrainë javën e kaluar, thotë CNN duke cituar pesë burime që kanë njohuri për cështjen. Kjo sipas medias të njohur, ka shkaktuar përplasje brenda vetë administratës teksa tentohet të kuptohet përse u ndaluan saktësisht dërgesat, e t`i shpjegohen arsyet Kongresit dhe qeverisë ukrainase.