Günther Fehlinger-Jahn, kryetari i të ashtëquajturit “Komiteti Austriak për Zgjerimin e NATO-s”, shpalli synimin e tij për të paraqitur kandidaturën në zgjedhjet presidenciale të Austrisë nsë 2028-tën, e Pati edhe një premtim të vecantë për Shqipërinë. Ekonomisti dhe aktivisti austriak pohoi përmes një postimi në platformën X se nëse do të zgjidhej në krye të shtetit, do t`i kthente vendit tonë përkrenaren dhe shpatën e atribuar heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. “Si President i Austrisë, do të zotohesha të kthej helmetën dhe shpatën e Skënderbeut në Krujë, Shqipëri, për të nderuar Mbretin Skënderbe”, ka shkruar ai.