Top Channel/ Armëpushimi në Gaza, Hamasi: Jemi gati të tërhiqemi nga udhëheqja nëse…
17/02/2025 19:07

Hamasi është gati të ndalojë sundimin në Gaza pas luftës me Izraelin, në një deklaratë që përkoi me përpjekjet e udhëhequra nga SHBA për të zgjatur armëpushimin dhe për të rënë dakord për kushtet për një fund të përhershëm të armiqësive. “Nuk është e nevojshme që Hamasi të jetë pjesë e jetës politike dhe administrative në të ardhmen e Gazës, veçanërisht nëse kjo u shërben interesave të popullit tonë”, tha zëdhënësi i Hamasit Hazem Qassem. Vendimi plotëson një nga kërkesat e Izraelit, gjë që do të lejonte që faza e dytë e armëpushimit të fillojë pasi të përfundojë aktualja në fillim të muajit të ardhshëm. Megjithatë, një kërkesë tjetër e Izraelit është që Hamasi të çarmatoset, kusht që grupi terrorist i mbështetur nga Irani nuk ka treguar shenja përmbushjeje. Disa analistë izraelitë kanë paralajmëruar nëse Hamasit do i lejohet të vazhdojë të veprojë si një forcë ushtarake jashtë qeverisë do t’i mundësonte grupit të “kopjojë” rolin e luajtur nga Hezbollahu në Liban, i cili ka ndikim të rëndësishëm në vend si ushtarakisht ashtu edhe politikisht, pavarësisht se nuk është zyrtarisht në udhëheqje. Sulmi i Izraelit ndaj Hezbollahut në fund të vitit të kaluar ndihmoi në hapjen e rrugës që Libani të emëronte presidentin e tij të parë që nga viti 2022. Propozimi i presidentit amerikan, Donald Trump për të dërguar shumicën e banorëve të Gazës jashtë vendit për t’i hapur rrugën rindërtimit në rajonin e shkatërruar nga lufta është hedhur poshtë nga palestinezët dhe është kritikuar nga shumë liderë të Lindjes së Mesme. “Ne nuk jemi të lidhur me pushtetin. Fillimi i rindërtimit nuk varet nga fakti se Hamasi do të jetë pjesë e këtyre vendimeve”, tha zëdhënësi i Hamasit.

Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21