Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio njoftoi se do të flasë me palën ruse lidhur me planin e armëpushimit në luftën me Ukrainën. Shefi i diplomacisë amerikane insistoi edhe një herë se e vetmja mënyrë për ta mbyllur këtë luftë është përmes negociatave, duke përcjellë kështu një mesazh të qartë edhe për veshët e Kremlinit. Por reagimet e para ruse pas ujdisë në Arabinë Saudite, duken të rezervuara.