Pas ndërmjetësimit të marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit, një ligjvënës i Dhomës së Përfaqësuesve po e nominon presidentin Donald Trump për Çmimin Nobel të Paqes. Kongresmeni Buddy Carter, i shkroi Komitetit të Nobelit duke argumentuar se shefi i Shtëpisë së Bardhë kishte pasur një “rol të jashtëzakonshëm dhe historik” në përfundimin e “konfliktit të armatosur mes dy vendeve rivale dhe në parandalimin e sponsorizimit më të madh shtetëror të terrorizmit në botë nga krijimi i armës më vdekjeprurëse në planet”.