Armët që u gjetën të hënën pasdite në portin e Durrësit, me qëllim transportin drejt Anglisë, mësohet se u gjetën të fshehura në një tavolinë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se mobilja ishte përshtatur me hapësira të veçanta, ku ishin fshehur pistoletat, 6 glock, 1 browning dhe 1 helstar, dy të fundit prodhim i ri. Po ashtu janë sekuestruar edhe 200 fishekë pistolete.