Top Channel/ “Armë” e re kundër emigrantëve në Greqi, BE: Po përdorin topa shurdhues!
04/06/2021 11:08

Bashkimi Europian ngriti shqetësime për përdorimin e topave të zërit apo topave shurdhues nga ana e Greqisë, me qëllimin të trembë emigrantët e t`i mbajë larg kufirit të saj me Turqinë. Pajisja akustike ka madhësinë e një televizori të vogël, por zhurmën e bën si të një motorri avioni. Ajo është pjesë e një grupi barrierash të reja dixhitale dhe eksperimentale të cilat po instalohen dhe testohen në kufirin Grek me Turqi për 200 kilometra me qëllimin t`i ndalojnë njerëzit të hyjnë ilegalisht në BE. Por zëdhënësi i Komisionit Europian Adalbert Jahnz, u shpreh se ekzekutivi i BE-së i sheh me shqetësim raportet në media lidhur me këtë sistem dhe do të kërkojë informacion nga Athina mbi përdorimin e tij. Jahnz tha se ndërsa vendet anëtare të BE të tilla si Greqia vërtet janë të autorizuara të vendosin se si i menaxhojnë kufijtë e tyre, metodat që përdorin "duhet të jenë në përputhje me të drejtat themelore europiane, përfshirë të drejtën e dinjitetit". "Masat duhet të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat bazë, duke përfshirë ato të azilit dhe të mos kthimit" u shpreh ai, duke iu referuar politikës së dërgimit të njerëzve mbrapsht pasi e kanë kaluar kufirin dhe pa i dhënë shansin për të kërkuar azil.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30