Top Channel/ Armatosen kosovarët/ Mbi 10 mijë lejen ë vit, eskpertët: Nuk ndihen të mbrojtur
10/01/2025 22:33

Gjithnjë e më shumë qytetarë të Kosovës po pajisen me armë zjarri, qoftë për rekreacion, qoftë për siguri. Të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme në vend tregojnë se, vetëm gjatë vitit 2024, janë dhënë mbi 10 mijë leje të tilla. Arsyet që i çojnë qytetarët të armatosen, sipas saj, lidhen me pasionet e tyre për shenjëtari dhe gjah. Por, ekspertët e sigurisë mendojnë ndryshe - pasiguria publike, thonë ata, është ndër faktorët kryesorë. Kështu raporton Radio Kosova e Lirë. Me Ligjin për armët në Kosovë, çdo person që ka së paku 21 vjet, mund të kërkojë leje për t’u pajisur me armë. Aplikuesi duhet të posedojë aftësi psiko-fizike dhe të kalojë testin teorik dhe atë praktik për përdorimin e armës. Po ashtu, duhet të ketë arsye të besueshme përse ka nevojë për armë, si dhe të kaluar të pastër kriminale. Vlerësimin e bëjnë autoritetet përgjegjëse për fushën e caktuar. Në QKUK thonë se, brenda një jave, mbi 50 persona u nënshtrohen kontrolleve te psikologu dhe mjekë të ndryshëm, që të gjitha të nevojshme për të kërkuar lejen e armëmbajtjes. Numri i lejeve të dhëna ka ndryshuar ndër vite - më 2021 ka qenë 7.520, më 2022 ka qenë 7.125, më 2023 ka qenë 10.458 dhe deri në fillim të dhjetorit 2024 ka qenë 10.190.

Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44
Top Channel/ Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!
30/10 11:09
Top Channel/ “Të mos politizohet vrasja e Arlinda Zekajt” Gërvalla e Sveçla, nuk japin dorëheqje
30/10 10:00
Top News – Protestuesit kërkojnë të hyjnë me forcë në godinën e Qeverisë
30/10 09:39
Top Channel/ Vrasja e Arlinda Zekajt, protesta para godinës së qeverisë, përplasje me policinë
30/10 09:20