Top Channel/ Armatimi i Europës/ Von der Leyen: Duhet të forcohemi
03/03/2025 22:22

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi këtë të hënë një plan, që ajo e quajti “Riarmatimi i Evropës” dhe që do ta paraqesë në takimin e udhëheqësve të vendeve të Bashkimit Evropian këtë javë. Komentet e saj pasojnë përpjekjet në rritje të Bashkimit Evropian për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë. Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen tha se do të informojë vendet anëtare të martën për planet për të forcuar industrinë evropiane të mbrojtjes dhe aftësitë ushtarake të BE-së. “Nesër do të informoj vendet anëtare përmes një letre për planin Riarmatimi i Evropës. Nuk ka asnjë dyshim se ne kemi nevojë për një rritje masive në mbrojtje. Ne duam paqe të qëndrueshme, por paqja e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm përmes forcës, që fillon me forcimin e vetes sonë”, tha Von der Leyen. Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të zhvillojnë bisedime urgjente të enjten për të siguruar mbështetje ushtarake për Kievin dhe për të përgatitur një force paqësore për dislokim të mundshëm në Ukrainë. Evropa është përballur me trysni për të shpenzuar më shumë për sigurinë e saj pas sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës tre vjet më parë dhe nevoja për të vepruar është bërë urgjente, pasi evropianët, përfshirë Ukrainën, janë lënë mënjanë në bisedimet midis Uashingtonit dhe Moskës.

Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top News – Do qeverisë Amerikën pa Kongresin / Trump ‘harton planin’…nëse demokratët fitojnë
01/11 15:25
Top News – Mbajnë në ujë jahtet e oligarkëve rusë / Taksapaguesit italianë po paguajnë miliona euro
01/11 15:18
Top News – Rusia parandalon sulmin: Na njoftoi SHBA! Akt terrorist në Moskë, merren masa
01/11 14:00
Top News – Erdogan i zemëruar me Rusinë e Ukrainën / ‘I tërheq veshin’: Jo sulme në Detin e Zi
01/11 13:54
Top News – ‘Vjedhja më e madhe në histori…’ / 6.3 mld USD, FBI konfirmon: U bë nga koreja e Veriut
01/11 13:38
Top News – Njerëzit ishin detyruar të hanin bar…! Armëpushim në qytetin e pushtuar ukrainas
01/11 13:34
Top News – ‘Para 4 orësh u aktivizua Neni 5 i NATO-s’ / Aleanca përgatitet për luftën e të nesërmes
01/11 13:21
Top News – Rënia e Vuçiç si ajo e Orban / Paralele mes Serbisë dhe Hungarisë, roli i të rinjve
01/11 12:32
Top Channel/ Pse Polonia u zhyt në krizë/ Gjykata Kushtetuese rrethohet me policë
01/11 12:20
Top News – Polakët ngrihen për Gjykatën Kushtetuese / Tensione, përplaset kryeministri e presidenti
01/11 12:10
Top News – Teston sistemin e frikshëm të armëve / Koreja e Veriut ‘tregon dhëmbët’ sërish
01/11 12:04
Top News – Policia ‘pastron’ kampin në Lisbonë / Mijëra njerëz në protesta për krizën e strehimit
01/11 12:04
Top News – Gjenerata Z ‘merr kontrollin’ / Protestat ndezin gjithë Evropën, Franca ‘shpëton’
01/11 11:43
Top News – Digjet Gjermania, plaçkiten dyqanet / Protestat për koston e jetesës kthehen në dhunë
01/11 11:40
Top Channel/Gjermani, përshkallëzohen protestat/Nisi paqësore, por më pas pati përleshje me policinë
01/11 10:44
Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43