Atentati i dyshuar në një lokal të njohur të Elbasanit, pamjet filmike dhe dëshmitë po ndihmojnë hetuesit në rindërtimin e ngjarjes Detaje të reja dalin në dritë lidhur me incidentin e rëndë me armë zjarri të regjistruar mesditën e kësaj të shtune në një lokal të njohur në qytetin e Elbasanit. Ngjarja, e cila për pak mund të kishte përfunduar me pasoja tragjike, dyshohet se ka ndodhur rreth orës 14:50 dhe ka përfshirë një shtetas, ndaj të cilit është drejtuar një armë zjarri në një moment kur ai po largohej nga ambientet e lokalit.