“Jam i apasionuar pas historisë.” Kështu e filloi rrëfimin e tij për mikrofonin e Top Channel, Vangjel Dimo arkeologu 75-vjeçar nga Pojani i Fierit që nuk e braktisi kurrë profesionin e tij. Gjurmët e vjetra mund të jenë kudo, në vendet ku ne jetojmë apo përreth nesh, ndaj nevojiten sytë e profesionistëve për t’i studiuar burimet historike, tregon profesor Dimo.