Top Channel/ Arkeologët zbulojnë vendin e shenjtë 4000 vjeçar, detajet mistike dhe objekte të rralla
27/06/2023 20:01

Arkeologët kanë zbuluar një vend të shenjtë 4000-vjeçar të përbërë nga kanale dhe varre në Holandën qendrore. Ata besojnë se ky vend ka shërbyer për të njëjtin qëllim ashtu si Stonehenge, një vend i madh prehistorik i zbuluar në Angli. Ashtu si rrethi i famshëm i gurit në Anglinë jugore, i cili është më i madh se sa të paktën tre fusha futbolli dhe e ndërtuar me tokë dhe dru, besohet se është ndërtuar për tu lidhur me diellin Arkeologët gjetën skelete kafshësh, kafka njerëzore dhe një majë shtize bronzi. “Tuma më e madhe shërbeu si një kalendar dielli, i ngjashëm me gurët e famshëm të Stonehenge në Angli. Ky vend i shenjtë duhet të ketë qenë shumë domethënës ku njerëzit mbanin shënime për ditët e veçanta të vitit, kryenin rituale dhe varrosnin të vdekurit e tyre”, thanë arkeologët. Gjatë gërmimit të vendit në vitin 2017, arkeologët zbuluan gjithashtu disa varre. Një varr ishte i një gruaje të varrosur me një rruazë xhami nga Mesopotamia, Iraku i sotëm. Është rruaza më e vjetër e gjetur ndonjëherë në Holandë dhe studiuesit thanë se vërtetoi se njerëzit e kësaj zone ishin në kontakt me njerëzit pothuajse 5,000 kilometra larg. Arkeologëve iu deshën gjashtë vjet për të hulumtuar më shumë se një milion objekte që datojnë nga Epoka e Gurit, Epoka e Bronzit, Epoka e Hekurit, Perandoria Romake dhe Mesjeta. Disa nga zbulimet do të ekspozohen në një muze lokal në Tiel dhe në Muzeun Kombëtar Holandez të Antikitetit. Pamjet: AFP

Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43
Top Channel/ Gen Z i thotë “JO” dhunës në Gjermani, protestë paqësore: “Jo” sulmit e maskave
31/10 22:33
Top News – Alarm për sulm në Moskë. SHBA thirrje qytetarëve – Shmangni Muzeun Tsaritsyno
31/10 19:45
Top Channel / Halloween i frikshëm në Evropë. Protesta në Francë, Gjermani, Itali e vende të tjera
31/10 19:43
Top News – Darka e Lavrov me Marko Rubion. Ftesa e Rubios thellon ndasitë mes SHBA dhe BE
31/10 18:00
Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10