Arjon ka inauguruar showroom-in e saj më të ri, një hapësirë moderne prej 2000 metrash katrorë, e konceptuar për t’iu përgjigjur nevojave të çdo familjeje. Me një eksperiencë 30-vjeçare në tregtimin e produkteve hidrosanitare dhe të materialeve të lidhura me arredimin e ambienteve, kompania synon të sjellë më afër klientëve cilësi, përzgjedhje të gjerë dhe çmime të përballueshme. Showroom-i i ri ofron një gamë të larmishme produktesh, të menduara për çdo stil dhe për çdo buxhet.