Në Klos në një sipërfaqe të madhe prej 7 km vijojnë sot për të gjashtën ditë me radhë kërkimet për gjetjen e trupit të 29-vjeçarit Ardit Beshiri, por ende pa rezultat. Në operacion për gjetjen e trupit të tij gjatë këtyre ditëve janë përfshirë forcat e kërkim-shpëtimit, forcat e armatosura, por edhe forcat e ushtrisë së Kosovës.