Bregu i pushtuar Perëndimor dhe disa vende të tjera arabe nisën sot një grevë të përgjithshme në shenjë proteste ndaj mizorive të vazhdueshme të Izraelit në Gaza. Greva gjithëpërfshirëse paralizoi krejtësisht Çisjordaninë, thotë Daily Sabah. Transporti u ndërpre në të gjitha provincat, ndërsa institucionet, bankat, shkollat, ministritë dhe dyqanet mbyllën dyert.