Vetëm 12 kilometra larg qytetit të Fierit, Parku Arkeologjik i Apolonisë po kthehet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet më të vizituara nga turistët vendas dhe të huaj. Nga viti në vit numri i vizitorëve është në rritje, ndërsa këtë sezon parku ka mirëpritur turistë nga vende të ndryshme të Europës, përfshirë Poloninë, Çekinë, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën dhe Italinë.