Stuhi me erëra që i ngjajnë uraganeve, shkruajnë mediat vendase, shira të rrëmbyer, bubullima e breshër: moti i keq pushtoi Shkupin duke mbjellë kaos në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Rrugë, parkingje dhe bodrume të përmbytura, shumë pemë të rrëzuara dhe njerëz të bllokuar në makinat e tyre, kjo ishte situata pas reshjeve të furishme, që shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.