Një stuhi e fuqishme dimëore ka paralizuar bregun lindor të SHBA-së, i cili u përball me erëra të acarta dhe reshje rekord dëbore, që prekën miliona njerëz. BBC thotë se në disa pjesë të Rhode Island dhe Massachusetts, janë regjistruar gati 94 cm borë, ndërsa Shërbimi Kombëtar i Motit flet për kushte udhëtimi "pothuajse të pamundura" në New York.