Bashkimi Evropian thotë se është në dijeni të synimeve të Kosovës për të paraqitur aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por e ka qartësuar se Traktati i BE-së përcakton procedurat për përafrim për anëtarësim. Zëdhënësja e BE-së, Ana Pisonero, në një konferencë me gazetarë në Bruksel, ka thënë se i mbetet Këshillit që ta marrë në konsideratë aplikimin .