Top Channel/ Aplikimi i Kosovës në BE, “jo fushë me lule”: Vjen reagimi i Spanjës!
13/12/2022 19:09

Kosova aplikon përpara fundit të vitit për anëtarësim në Bashkimin Europian, një proces ky që pritet të zgjasë me vite nëse jo dekada, thotë Reuters, dhe varet shumë nga normalizimi i marrëdhënieve të saj me Serbinë. Ajo nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe pesë shtete të BE-së – Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja – refuzojnë t`ia njohin pavarësinë. Ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares, iu përvodh përgjigjes kur u pyet nëse Spanja do ta mbështesë kërkesën e afërt të Prishtinës për bashkim me bllokun europian. Në një konferencë për shtyp nga Brukseli pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, Albares, nuk është përgjigjur qartë nëse vendi i tij do ta mbështesë kërkesën e Kosovës. Ai theksoi vetëm se për momentin, nuk kanë asgjë në tryezë. “ Koha për të marrë vendime do të jetë kur kjo kërkesë të mbërrijë në tryezë, nëse mbërrin; për momentin nuk kemi asgjë të tillë”, u shpreh shefi i diplomacisë spanjolle. Ky koment i tij vjen në kohën kur Beogradi u ka bërë thirrje vendeve të unionit që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës, të bllokojnë hyrjen e saj në Bashkimin Europian. Kërkesa për anëtarësim është vetëm hapi i parë në një rrugë të gjatë drejt bashkimit me bllokun. Kosova vazhdon të mbetet vendi i fundit në rajon në proceset integruese dhe vendi i vetëm qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojnë pa viza në vendet e bllokut. Një nga kushtet kryesore për integrimin e saj është arritja e një marrëveshjeje normalizimi me Serbinë, e cila gëzon mbështetjen e Rusisë në kundërshtimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës, të cilën e njohin vendet kryesore perëndimore. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është kusht edhe për Serbinë e cila hapi në vitin 2014 negociatat për anëtarësim. Pamjet: AFP

Top Channel/ Kritikat për progresin e Kosovës, debat i fortë në Kuvend mes opozitës dhe qeverisë
11/11 19:56
Top Channel/ Kosovë, ndalohen 150 mijë lodra me rrezik. Do kthehen në Kinë ose do të shkatërrohen
11/11 19:53
Top Channel/ Kurti takohet me Sorensen në Paris, kërkoi njohje reciproke nga Serbia
11/11 19:46
Top News – Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt/ Tre ekspertë do të angazhohen për të zbardhur ngjarjen
11/11 15:13
Top News – ‘Fluturojnë’ çmimet në Kosovë. Qeveria ngre duart: Shkak luftërat në Ukrainë e Iran
11/11 15:13
Top News – Një bioinxhinier për Kosovën. Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Prishtinë
11/11 10:19
Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53
Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39