Rrugët e Shkodrës mund të jenë më të sigurta, kjo falë 3 nxënësve të gjimnazit “28Nentori”. Me projektin për përmirësimin e qarkullimit rrugor, Ermi Tafili, Gerti Dermani dhe Endri Zaganjori, u shpallen fitues të vendit të parë në rajon, në festivalin global të Inteligjencës Artificiale të INTEL, një prej koorporatave kompjuterike me të mëdha në botë.