Top Channel/ Apeli i GJKKO vë vulën: Redjan Rraja përjetësisht në burg. 35 vite edhe bashkëpunëtorit
05/06/2024 21:23

Apeli i Gjykatës së Posaçme la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për të lënë përjetësisht në burg Redjan Rrajën si dhe dënimin me 35 vite burg të bashkëpunëtorit të tij Ariol Halili, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor të vitit 2019 në Shkozet, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku dhe u plagos Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut. Vendimi u mor nga treshja gjykuese e përbërë nga Iliriana Olldashi, Dhimitër Lara dhe Nertina Kosova pas veprave të rënda penale që rëndojnë mbi ta, si vrasjen e funksionarëve publik, mbetur në tentativë, vrasje në rrethana të tjera cilësuese, krijimi i grupit të strukturuar kriminal, vjedhje por edhe armëmbajtje pa leje. Redjan Rraja dhe Ariol Halili janë të vetmit të dënuar deri më tani për atentatin tek mbikalimi i Shkozetit, ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ndërsa anëtarët e tjerë të grupit kriminal që bashkëpunuan me ta po gjykohen, pasi u zbuluan fal çkodimit të bisedave përmes aplikacionit SKY ECC. Sipas SPAK, porosinë për vrasjen e dha Plaurent Dervishaj, ndërsa Ramazan Rraja, Bashkim Haxhija, Julian Meçaj, Bledar Polovina, Genti Nderjaku, Julian Pjetri, Endrit Sinani, Amar Shkëmbi, bashkëpunuan me Redjan Rrajën e Ariol Halilin për të vënë në zbatim planin për eleminimin e avokatit Ndoja, por edhe Rrumit të Shijakut. Për të nëntë anëtarët e tjerë të grupit, gjykimi vijon.

Top Channel/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me…
26/03 22:30
Top News- Blinken flet për ‘non gratën’ e Berishës: Unë qëndroj pas sanksioneve, asnjë dyshim
26/03 22:22
Top News- Banesa përfshihet nga flakët në Durrës, alarm tek banorët e pallateve
26/03 21:12
Top Channel/ Gjyqi për kreun e BKH, Gentian Ndoj padit KLP që votoi Joni Ketën
26/03 20:23
Top Channel/ Arjon me showroom gjigant! Oferta deri në 70% në kompanin 30-vjeçare
26/03 20:06
Top Channel/ Kushtetuesja rrëzon Berberin, ish-kreu i ARRSH mbetet në burg
26/03 20:02
Top News – Forumi MatchMaker, roli i AKEP si ndërlidhës mes bizneseve
26/03 19:25
Top News – Forumi i organizuar nga AIDA / Edicioni i dytë i Match-Maker Albania për bizneset
26/03 18:21
Top Channel/ Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga ‘varrezat’ e mjeteve, Rama publikon videon
26/03 17:31
Top News – Protesta e Akademia e Arteve. Ina Zhupa mbështet kërkesat e pedagogëve
26/03 17:12
Top News – Puna për reformën zgjedhore. ODIHR takon dy bashkëkryetarët e komisionit parlamentar
26/03 17:11
Top Channel/ E varros bashkia, 9 fëmijët e 80-vjeçarit që vrau gruan nuk marrin trupin e babait
26/03 15:34
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur
26/03 15:21
Top News – ‘SPAK nuk ekziston më’. Berisha: Antikorrupsioni, tani në dorë të qytetarëve
26/03 15:06
Top News – ‘Nuk jemi më të korruptuar se të tjerët’. Rama: Europa të shihet në pasqyrë
26/03 14:47
Top News- Operacion antidrogë në Bulqizë e Durrës/ Arrestohet pronari i një lokali dhe një 36-vjeçar
26/03 14:37
Top News- ‘Antarësimi pa të drejtë vetoje’/ EWB: Marta Kos refuzon idenë e Ramës dhe Vuçiç
26/03 13:51
Top News – QSUT nuk do kryejë analiza. Mungojnë fondet, ministrja: Po marrim të dhëna
26/03 13:23
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Gonxhe: Duam të kemi një model që lehtëson mundësinë e…
26/03 13:13
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Karakaçi: Sot kemi një bursë energjetike funksionale, do të…
26/03 13:11