Prokuroria Fier sekuestron 37 pasuri me vlerë 2.5 milionë euro të vëllezërve J.H. dhe G.H të përfshirë në veprimtarinë kriminale të lëndëve narkotike. Sipas Prokurorisë Fier dyshohet se pasuritë e kanë prejardhjen nga veprimtaria kriminale e trafikimit të lëndëve narkotike jashtë vendit. Dy vëllezërit janë nën hetim për veprën penale, “Trafikim i narkotikëve”.