Një nga tragetet e linjës Durrës-Bari që anuloi lundrimin mbrëmë, po niset në këto momente. Gjithashtu edhe nga porti i Barit është nisur njëri prej trageteve. Burime portuale bëjnë me dije se nga Bari drejt Durrësit trageti ka nisur lundrimin rreth orës 3:00 të mëngjesit dhe pritet të mbërrijë në Durrës rreth mesditës së sotme.